Tri vetura dhe një autobus janë përfshirë në një aksident trafiku mëngjesin e sotëm në lagjen Veternik të Prishtinës.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka treguar se një person ka pësuar lëndime.
“Rreth orës 08:15, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në lagjen Veterniku, të komunës së Prishtinës Nga informatat e para bëhet e ditur se tri vetura dhe një autobus janë përfshirë në aksident dhe si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime”, ka thënë Borovci.
Ai tutje ka bërë të ditur se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti./Demokraci.com/