Premer League angleze sot vjen me katër ndeshje, vëmendja do të jetë në Londër aty ku ndeshen Arsenal e Liverpool, transmeton Demokracia.com.
Të dyja skuadrat janë larg objektivave, Liverpool që tashmë ka humbur hapin për ta mbrojtur titullin e kampionit, derisa Arsenal të vetmen shpresë e ka sigurimi i një pozite që dërgon në Cghampions League.
Përkundër kësaj, përballja që nis nga ora 21:00, pritet të sjellë lojë të fortë kur dihet se rivaliteti i tyre gjithmonë ka qenë i madh.
Ndeshje e fortë pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Leicesterit dhe Manchester Cityt. City i prinë renditjes ndërsa Leicesteri është i treti dhe kjo bën të pritet ndeshje shumë e fortë.
Më poshtë gjeni orarin komplet të ditës së sotme në kampionatin Anglez. /Demokracia.com