Lajme
Nitaj i reagon Ferajt: Komisarët e Kurtit janë bërë helmi i diskursit publik
Demokracia
17:24 | 26 Shtator 2022

Share:

Zyrtari i AAK-së Muharrem Nitaj ka reaguar pas postimit të zyrtarit të Vetëvendosjes Hysamendin Ferajt, i cili ka shkruar se “Ramushi nuk dha përgjigje pse nuk është vrarë në luftë por janë vrarë vëllezërit e tij”.

Nitaj ka thënë komisarët politikë të Kurtit janë duke e helmuar diskursin politik në Kosovë.

“Nuk është hera e parë që këta komisarët politikë nga Tirana, që i ka marrë nën sqetull Albin Kurti, e fëlliqin gojën dhe nuk lënë njëri pa sharë.

Ata janë bërë helmi i diskursit publik dhe prandaj reagimet nga Kosova për gjuhën e tyre, janë kaq të ashpra.

Po nuk është faji i tyre. I kemi dhuratë nga “I madhërishmi” Albin Kurti, sepse po të mos ishte ai, këta nuk do të mbeteshin tjerë, pos fosile të së kaluarës e vemje të së sotmes.

Prandaj lidhi o Kryeministër!” ka shkruar zyrtari i AAK-së.

Të ngjashme