Lajme
Shpallen rezultatet e zgjedhjeve të LVV-së në Mitrovicë, këta janë tre drejtuesit e rinj
Demokracia
17:20 | 26 Shtator 2022

Share:

Siç edhe pritej në krye të qendrës së LVV-së është zgjedhur deputeti e këtij subjekti Armend Muja, kryetare e GVV në qendër është zgjedhur, Arjeta Fejza, kryetar i RVV në qendër është zgjedhur, Lorik Hysenaj.

Njoftimi i LVV-së:

Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Mitrovicë ka përfunduar suksesshëm procesin e brendshëm zgjedhor, me ç’rast falenderon të gjithë anëtarët dhe aktivistët për angazhimin e tyre dhe pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e brendshme të organizatës tonë. Një proces demokratik, transparent dhe gjithpërfshirës, ashtu sikurëse e ka karakterizuar gjithnjë Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Njoftojmë të gjithë qytetarët e komunës tonë, anëtarët, aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! se përgjatë këtij procesi zgjedhor, përmes parimit një anëtar – një votë, janë zgjedhur pozicionet drejtuese të qendrës tonë, si në vijim:

Kryetar i qendrës është zgjedhur, Armend Muja.

Kryetare e GVV në qendër është zgjedhur, Arjeta Fejza.

Kryetar i RVV në qendër është zgjedhur, Lorik Hysenaj.

Të ngjashme