Kombëtarja e Kosovës në futboll të martën mbrëma e zhvillon ndeshjen vendimtare për fatin e saj në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Fitorja e “Dardanëve” në stadiumin “Fadil Vokrri” është e domosdoshme kundër reprezentacionit të Qipros, raporton Demokracia.com.
Kombëtarja e Kosovës bazuar në të dhënat e sajtit “Transfermarkt.com” vlen shumë më shumë se Qipro.
Madje, vetëm mbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani vlen disa miliona më shumë se gjithë ekipi qipriot.
18.15 milionë euro është vlera totale e ekipit përfaqësues të Qipros, gjithnjë sipas të dhënave në uebsajtin në fjalë.
Ndërkohë, mbrojtësi Rrahmani që është pjesë e Napolit, ka vlerë 25 milionë euro.
Vlera totale e Kombëtares së Kosovës është 80 milionë euro gjithsej.
Kosova zë vendin e dytë me gjashtë pikë, kurse Qipro ka një pikë më pak në vendin e katërt. Greqia është e para me 12 pikë, ndërsa Irlanda e Veriut ka pesë pikë në vendin e tretë./Demokracia.com/