Sport
Llapi nuk lejon befasi ndaj Prizrenit
Demokracia
23:12 | 02 Prill 2021

Share:

Besian Abazi ishte më efikasi në fitoren e thellë të Llapit ndaj Prizrenit.

Ndeshja e luajtur të premten mbrëma në Podujevë e hapi xhiron e 23-të të Superligës B të hendbollistëve.

Llapi fitoi me rezultatin 41:26. Që në pjesën e parë llapjanët krijuan epërsi bindëse, 22:10.

Abazi realizoi 14 gola për Llapin, ndërsa 6 i shtoi Artir Muçiqi. Te Prizreni u dallua me efikasitet Endi Topalli që realizoi 7 gola.

Me fitore Llapi forcohet në pozitën e dytë me 20 pikë. Prizreni është i fundit me vetëm 3 pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme