Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes kryesore të mbrëmjes në Ligën e Kombeve.
Holanda dhe Belgjika do të përballen në stadiumin “Johan Cruijff Arena” në Amsterdam, shkruan Demokracia.com.
Dy reprezentacionet janë në kërkim të fitores në derbin e Grupit 4 në Ligën A.
Holanda me një fitore eventuale do ta siguronte vendin e parë. Holandezët kanë 13 pikë në pozitën e parë, tri më pak ka Belgjika në vendin e dytë.
Ndeshja fillon nga ora 20:45.
Formacionet zyrtare:
Holanda: Pasveer, Timber, Van Dijk, Ake, Dumfries, Berghuis, De Roon, Blind, Klaassen, Janssen, Bergwijn.
Belgjika: Courtois, Vertonghen, Alderweireld, Debast, Witsel, Castagne, Onana, Meunier, De Bruyne, E.Hazard, Batshuayi./Demokracia.com/