Aida Doçi dhe Bardhyl Idrizi – Bardhi janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.
Ata kanë bërë të ditur se bashkëpunimi i tyre do të lansohet gjatë ditës së nesërme (e shtunë).
“A jeni gati për nesër. Se tërmet”, ka shkruar Doçi në postimin e shpërndarë me fansat.
Të shumta kanë qenë reagimet, kryesisht pozitive, nga admiruesit e muzikës së tyre, të cilët mezi po presin për duetin.
Foto: Screenshot/Instagram
Bardhi nga ana tjetër vetëm pak ditë më parë solli dy këngë të reja solo të titulluara “Zhytem&Prapë”.
E sa i përket Aidës, të fundit prurje muzikore e solli dy muaj më parë të quajtur “Flutur”.