Lajme
VIDEO| Disa të moshuar përleshen fizikisht tek Fontana në Prishtinë
Demokracia
17:07 | 23 Shtator 2022

Share:

Një rrahje raportohet të ketë ndodhur mes disa të moshuarve te “Fontana” dje në Prishtinë.

Në pamjet e para, shihet madje se dy prej tre personave të moshuar janë të shtrirë duke u rrahur me njëri tjetrin.

Në pamjet tjera, shihen diskutime të tensionuara afër një tavoline shahu.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë asnjë informacion për rastin deri tash, derisa besohet se te konflikti ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje fillestare verbale.

Gazeta Insajderi ka siguruar pamje të kësaj përleshje të cilat mund të shihni në videon më poshtë:

 

 

Të ngjashme