Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka planifikuar një ceremoni për nder të viktimave nga COVID-19.
Ai do të lë një qiri në dritaren e Presidencës në kujtim të të ndjerëve, por edhe për ata që po luftojnë për jetën e tyre, u njoftua nga zyra e tij, raportojnë mediat e huaja, përcjell Demokracia.com
Ai u tha qytetarëve të Gjermanisë të bënin të njëjtën gjë.
“Edhe nëse nuk i dimë emrat dhe familjet e tyre, ne e dimë që secila figurë përfaqëson një të dashur që na mungon pafund,” tha Steinmeier në një deklaratë.
Në Gjermani, 50.642 njerëz vdiqën brenda një viti nga pasojat e virusit korona./Demokracia.com