Kanë nisur protestat kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e kolegjit privat turk “Mehmet Akif”.
“Anullo mbylljen e Mehmet Akif”, janë këto disa nga thirrjet e disa nxënësve që kanë dalë kundër vendimit të qeverisë.
Me pankarta në duar me parulla kundër qeverisë, nxënësit pohuan se në 3 minuta që është marrë vendimi nga Ministria e Arsimit, janë shkatërruar 3 vite sukses.
“Kur marrim ne medalje nëpër botë, krenoheni me ne kolegjistët. Nëse doni të shkatërroni një vend, nuk është e nevojshme bomba, por të shkatërroni arsimin. Kështu na erdhi si bombë ky lajm. Dje i dhatë goditje fatale arsimit. Sot jemi më të vendosura se kurrë, ne nuk dorëzohemi. Shkollën s’mund të na e merrni. Anuloni vendimin kundër shkollës “Mehmet Akif”.”, tha një prej nxënësve protestuese./Express/