Lajme
Presidentja Osmani fotografohet Presidentin Biden në SHBA
Demokracia
18:50 | 22 Shtator 2022

Share:

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është duke qëndruar në New York ku po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në margjinën e këtyre punimeve Osmani është fotografuar edhe me presidentin e SHBA-së Joe Biden.

“Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të”, ka shkruar Osmani në foton e përbashkët me Biden.

Në këtë foto pjesëmarrës është edhe bashkëshorti i Presidentes, Prindon Sadriu dhe zonja e parë e Shteteve te Bashkuara të Amerikës Jill Biden.

Të ngjashme