Të shtunën Kombëtarja e Kosovës ë futboll zbret në Belfast të Irlandës së veriut për ndeshjen e parafundit në Ligën e Kombeve, ndeshje kjo që edhe vendos për pozitën e dytë në tabelë në Grup, pasi siç dihet vendi i parë tashmë do t’i takojë Greqisë, shkruan Demokracia.com.
Kosova sfidën e parë me Irlandën e zhvilluar në Prishtinë e fitojë me rezultat 3:2, objektiv ky edhe në takimin e dytë, pasi dardanët e duan fitoren.
Kompanitë e basteve tashmë kanë bërë vlerësimet e tyre dhe janë irlandezët që llogaritën favorit. Fitorja e tyre ka kuotën 2.2, ajo e Kosovës 3.55 ndërsa barazimi është 3.20.
Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 18:00 në stadiumin Windsor Park në Belfast. Kosova është e dyta në Grup me 6 pikë, ndërsa udhëheq Greqia me 12 sosh. Irlanda është e treta me 2 pikë aq sa ka edhe Qipro që është e fundit. /Demokracia.com