Lajme
Kontrabandoi 16 emigrantë nga Siria e Iraku, arrestohet një i dyshuar në Prishtinë
Demokracia
10:31 | 22 Shtator 2022

Share:

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e një të dyshuari kanë hasur 16 persona shtetas të huaj nga Siria dhe Iraku.

Emigrantët janë dërguar në zyrën për migrim, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë nga raporti 24 orësh:

Gllogoc, Prishtinë 21.09.2022 – 02:15. Policia gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar kanë hasur 16 persona shtetas të huaj (Sirisë dhe Irakian). Emigrantët janë dërguar në zyrën për migrim, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Të ngjashme