Lajme
Macron nervozohet me Rusinë: E keni rikthyer imperalizmin
Demokracia
12:11 | 21 Shtator 2022

Share:

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, të martën e quajti pushtimin rus të Ukrainës një kthim në “imperializëm” dhe tha se ata që heshtën ose ishin “fshehurazi bashkëpunëtorë” po përfshiheshin në një “cinizëm të ri” që po gërryente rendin global.

Duke iu drejtuar udhëheqësve botërorë në ditën e hapjes së debatit vjetor të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Marcon tha: “Sot ne duhet të bëjmë një zgjedhje të thjeshtë – luftë apo paqe”.

Ai kujtoi se në fund të shkurtit, “Rusia, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, përmes një akti agresioni, pushtimi dhe aneksimi, theu sigurinë tonë kolektive … kur ajo shkeli qëllimisht Kartën e OKB-së dhe parimin e barazisë sovrane të shteteve .”

Presidenti francez tha se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) e kishte shpallur agresionin e Rusisë të paligjshëm dhe bëri thirrje për tërheqjen e trupave të saj, edhe pse Rusia vazhdon agresionin e saj, ndoshta duke i hapur rrugën “për luftëra të tjera aneksimi në Evropë, sot dhe ndoshta nesër në Azi, ose Afrikë ose Amerikën Latine.”

“Sa më gjatë të vazhdojë kjo luftë, aq më shumë kërcënon Evropën dhe botën. Mund të çojë në konflikt më të madh ku siguria dhe sovraniteti nuk varen më nga forca e aleancave, por nga forca e grupeve të armatosura… dhe nënshtrimi i të tjerëve,” tha ai, duke shtuar: “Ajo që kemi parë është një kthim në epoka e imperializmit. Franca e refuzon këtë dhe do të kërkojë me vendosmëri paqen.”

Macron tha se lufta “po minon parimin e Organizatës sonë, po minon rendin e vetëm të mundshëm botëror, po minon paqen”.

Të ngjashme