Lajme
25 deputetë munguan në nominimin e Kurtit si lider në Vetëvendosje, pse u bojkotua?
Demokracia
22:24 | 20 Shtator 2022

Share:

Sot kryeministri i Kosovës, Albin  Kurti, ka shpallur kandidaturën edhe për një mandat si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai në këtë tubim ka shpalosur edhe programin e tij për mandatin e ri si kryetar i Lëvizjes.

Në këtë organizim ishin të pranishëm disa nga ministrat e Qeverisë, Deputetë të Kuvendit e  nuk munguan edhe anëtarë të partive që janë në bashkëqeverisje.

Por Indeksonline merr vesh se një numër i madh i grupit parlamentar të LVV, munguan në këtë organizim.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se rreth 25 deputetë nga radhët e VV-së, nuk ishin prezent në këtë ngjarje edhe pse kishin ftesa për të qenë pjesë e takimit.

Mungesa e tyre lë të kuptohet se atmosfera në partinë e Kurtit nuk është aq e këndshme.

Kujtojmë që zgjedhjet e brendshme të LVV-së do të mbahen ditën e diel më 25 shtator.

Të ngjashme