Sport
Allegri nuk preferohet më nga tifozët, tre kandidatë për stolin e Juventusit
Demokracia
21:28 | 20 Shtator 2022

Share:

Rezultatet e fundit të Juventusit kanë qenë tejet të dobëta. Kjo ka shkaktuar irritim të tifozëve, që tashmë duan largimin e trajnerit Maximilliano Allegri.

Edhe pse klubi për momentin nuk është në kërkim të një tekniku tjetër pasi ka besim të plotë tek aktuali, në korridoret e zyrave të “Zonjës së Vjetër” po qarkullojnë disa emra.

Emri i parë është i Tomas Tuchel. Trajneri gjerman është pa skuadër, pas divorcit me Chelsean para pak javësh.

Emri i dytë është ai i Zidane. Kjo pistë është mjaft komplekse, pasi Zizu po pret një mesazh nga Franca.

Në listë është edhe trajneri i Italisë, Roberto Mancini. Se si do shkojnë gjërat, mbetet të shihet./Demokracia.com/

Të ngjashme