Basketbollistët e Golden Eagle Yllit kanë zhvilluar stërvitjen e parë në Portugali.
Suharekasit nesër mbrëma do të përballen me Benficën në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Faqja zyrtare e klubit suharekas ka shpërndarë disa pamje të seancës së parë stërvitore të “Xhebrailave”.
Ndeshja ndërmjet Benficës dhe Golden Eagle Yllit luhet me fillim nga ora 22:00./Demokracia.com/