Barcelona po studion një transferim të bujshëm nga rivali kryesor, Real Madridi.
Siç raporton “Mundo Deportivo”, klubi Blaugrana po mendon të nënshkruajë me Marco Asensio.
Anësorit spanjoll i skadon kontrata më 30 qershor dhe nuk ka plan të rinovojë, duke qenë se koha e tij e lojës në sezonet e fundit ka qenë shumë e ulët.
Problemi i vetëm për Barcelonën mund të jetë konkurrenca e madhe për Asensio./Demokracia.com/