Një objekt afarist me tekstil është përfshirë nga zjarri pasditen e së hënës tek Tregu i Madh.
Si pasojë e zjarrit, sipas viktimës janë shkaktuar dëme materiale.
Sipas raportit të policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, eksperti i zjarreve dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.
“Është raportuar se te tregu i madh i cili gjendet në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë për shkaqe ende të panjohura një zjarr ka përfshi një objekt afarist me tekstil, pronë e viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e zjarrit sipas viktimës janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, eksperti i zjarreve dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin”, thuhet në raport.