Diçka e rrallë ka ndodhur në kategorinë e dytë të futbollit italian – Serie B.
Katër klube kanë ndarë rrugët me trajnerët e tyre brenda një dite, duke lënë kohë kështu për trajnerët e ri që të përgatiten gjatë pauzës së ligave shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare.
Benevento ka shkarkuar Fabio Casertan pas humbjeve nga Cagliari dhe Brescia, teksa raportohet se është në negociata me fituesin e Kupës së Botës me Italinë, Fabio Cannavaron.
Pisa, që ishte pranë ngjitjes në Serie A sezonin e kaluar, këtë sezon ka vetëm dy pikë nga gjashtë xhiro, ndaj vendosi të shkarkojë Rolando Maran dhe të rikthejë Luca D’Angelo.
Ndryshime janë bërë edhe te Como, që promovua këtë sezon në Serie B me investitorë dhe lojtarë të rinj duke përfshirë Cesc Fabregasin. Trajneri i skuadrës, Giacomo Gattuso, dha dorëheqje për shkak të shqetësimeve shëndetësore.
“Sky Sport Italia” ka raportuar se tani është marrë vendimi për të sjellë Moreno Longon si zëvendësues të tij.
Klubi tjetër nga Serie B, Perugia, ka shkarkuar Fabrizio Castorin pas rezultateve të dobëta këtë sezon.
Drejtimin e skuadrës raportohet se do ta marrë Silvio Baldini.