Lajme
Rimbursimi i policës kufitare, Lekaj: Qeveria po injoron diasporën, i mashtruan me pretekstin se do të rimbursohen
Demokracia
18:39 | 19 Shtator 2022

Share:

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës për mosrimbursimin e mërgimtarëve të cilët kanë aplikuar për të mjeteve nga policat kufitare.

Lekaj këtë e ka quajtur injorim të ekzekutivit ndaj diasporës.

“Qeveria e Kosovës po vazhdon t’a injorojë diasporën tonë. Me dhjetra mesazhe kam marrë kohëve të fundit, të cilët më tregojnë për moskompenzimin e mjeteve për sigurimin kufitar nga Ministria e Financave”, ka shkruar Lekaj.

Lekaj ka thënë se personalisht do t’i drejtohet ministrit të Financave, Hekuran Murati, për ta pyetur për këtë çështje.

“Ata janë mashtruar me pretekstin se do të rimbursohen, gjë që nuk ka ndodhur tash e dy muaj. Si deputet i Republikës së Kosovës, në seancën e së enjtes, do t’i drejtohem ministrit Murati për këtë çështje.

Të ngjashme