Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka thënë se po vazhdon ndjekja dhe kërcënimi i qytetarëve serbe që po pranojnë simbolet legale të shtetit të Kosovës.
Përmes një postimi në tëitter ai ka njoftuar se gjatë ditës së sotme një tjetër pjesëtar serbë i Policisë së Kosovës është kërcënuar me ç‘rast i është djegur makina vetëm pse ajo kishte targa RKS.
Ai i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiqi që të ndalojë së përkrahuri veprimet e dhunshme që ushtrohet ndaj qytetarëve që i qëndrojnë besnik shtetit të Kosovës.
“Tendencat për të ndjellë frikë vazhdojnë. Sot një tjetër oficer serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale, të cilat dogjën veturën e tij me targa legale RKS. Kjo është një thirrje e hapur për t’u luftuar institucionet e Republikës së Kosovës. I kërkojmë Vuçiqit të ndalojë së përkrahuri veprimet e dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në postimin e Sveçles.