Sport
Mbyllet me këtë rezultat pjesa e parë në ndeshjen Ferizaj – Ballkani
Demokracia
15:47 | 19 Shtator 2022

Share:

Kanë përfunduar 45 minutat e para të lojës në ndeshjen ndërmjet Ferizajt dhe Ballkanit.

Ballkani është në avantazh 0:1 ndaj vendasve në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj, shkruan Demokracia.com.

Golin për kampionët në fuqi e realizoi Albion Rrahmani në minutën e 43-të.

Ferizaj kishte disa mundësi të mira shënimi, por goditjet e lojtarëve nikoqirë shkuan jashtë portës.

Kjo përballje njëherit e përmbyll edhe xhiron e tetë kampionale në Superligën e Kosovës në futboll./Demokracia.com/

Të ngjashme