Kanë kaluar 30 minuta lojë në ndeshjen Ferizaj – Ballkani, që njëherit e përmbyll javën e tetë kampionale në elitën e futbollit kosovar.
Rezultati edhe pas gjysmë ore lojë vazhdon të mbetet i barabartë 0:0 në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj, raporton Demokracia.com.
Dyja skuadrat janë në kërkim të golit për gjatë kësaj kohe, me ferizajasit që rrezikuan dy herë portën.
Ballkani u mundua që përmes lojës së rrjedhshme të vijnë deri te porta, por pa e gjetur atë. Futbollistët e Ballkanit tentuan edhe përmes disa goditjeve nga distanca, por topi përfundoi larg nga porta./Demokracia.com/