Lajme
E tmerrshme: Dhunohet edhe një 18 vjeçare në Ferizaj, i dyshuari është 42 vjeçar
Demokracia
09:52 | 19 Shtator 2022
Ilustrim

Share:

Një tjetër rast i dhunimit seksual ka ndodhur në Ferizaj. Policia e Kosovës ka njoftuar se një 18 vjeçare dyshohet se është dhunuar nga një 42 vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar për Demokracia.com drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani.

Ai tha më tej se dyshuari është arrestuar të dielën dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Ka ndodh një dhunim. I dyshuari është i lindur në vitin 1980, ndërsa viktima është e lindur në vitin 2004, i dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit. I dyshuari është me të kaluar kriminale”, tha Shabani.

Ai shtoi më tej se hetuesit janë duke u marrë me rastin.

Kujtojmë se javë më parë është raportuar edhe për dhunimin e një vajze 11-vjeçare në Prishtinë, e cila dyshohet se u dhunua nga pesë persona në muajin gusht, dhe gjashtë persona të tjerë në muajin qershor./Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Rasti që tronditi vendin| Dështimi i shtetit për ta mbrojtur 11 vjeçaren, që u raportua e zhdukur para dy muajsh, e u dhunua të shtunën nga pesë persona

Edhe një tjetër rast në Kosovë, e mitura nga Istogu dyshohet se u dhunua seksualisht

Të ngjashme