Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një vetura janë dëgjuar sonte në Fushë Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës pë rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.
“Në vend të ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore, përfshirë ato të Reagimit të Shpejtë, dhe Njësia e Hetimeve. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se në drejtim të një automjeti është shtënë me armë zjarri. Policia është duke kryer hetimet intensive dhe janë duke u trajtuar dëshmi në lidhje me rastin për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti kriminal”, tha Hoxha.