Sport
Mbyllet pjesa e parë në ndeshjen Milan – Napoli
Demokracia
21:32 | 18 Shtator 2022

Share:

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Milanit dhe Napolit, e vlefshme për xhiron e shtatë në Serie A.

Rezultati pas 45 minutave të para është i barabartë 0:0 në stadiumin “San Siro”, shkruan Demokracia.com.

“Rossonerët” dominuan në fraksionin e parë të lojës, si në posedim të topit ashtu edhe në raste.

Dy herë goditën portën e napolitanëve, përkundër mysafirëve që rrezikuan vetëm një herë.

Sikur Milanin, ashtu edhe Napolin vetëm fitorja i bënë lider të Serisë A./Demokracia.com/

Të ngjashme