Lajme
Ndërtesa të shembura e trena që dalin nga shinat, pamje të rënda nga Tajvani pas tërmetit
Demokracia
11:06 | 18 Shtator 2022

Share:

Valë të rrezikshme cunami mund të shihen përgjatë vijave bregdetare brenda një rrezeje prej 300 kilometrash pasi një tërmet me magnitudë 6.9 goditi Tajvanin juglindor të dielën.

Paralajmërimin e bëri Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka lëshuar një paralajmërim për cunami për ishullin Miyako në Detin e Kinës Lindore pas tërmetit, i cili goditi distriktin Yujing në Tajvanin rural dhe kishte një thellësi prej 10 kilometrash.

Ndërkohë pamjet e publikuara në rrjetet sociale shfaqin ndërtesa të shembura, njerëz që ulërini, trena të dalë nga shinat dhe rrugë të dëmtuara.

USGS fillimisht i regjistroi dridhjet e tokës me një magnitutë 7.2, përpara se ta ulte në 6.9 të shkallës Rihter. Rreth 20 pasagjerë u evakuuan pasi një tren doli nga shinat në zonë, por nuk pati viktima nga incidenti, tha Administrata Hekurudhore e Tajvanit.

 

Të ngjashme