Lajme
Analisti Heta pyet Presidenten Osmani: A kërcënohemi nga lufta siç po thotë kryeministri?
Demokracia
08:05 | 18 Shtator 2022

Share:

Analisti Albert Heta, në lidhje me deklaratat e kryeministrit Kurti për mundësinë e një lufte, ka thënë se në rast se vendi kërcënohet nga një luftë e mundshme, përgjegjëse për paralajmërime të tilla është presidentja e Republikës së Kosovës e cila nuk po gjendet gjëkundi, gjë që ta kujton Rugovën në kohë luftë.

Heta nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ka kërkuar nga presidentja e vendit, me përgjegjësinë që mbartë, të dalë dhe të sqarojë situatën nëse vendi kërcënohet vërtetë nga një luftë e mundshme.

“Me Kushtetute përgjegjëse për Politiken e Jashtme edhe Komandante e Forcave te Armatosura është Kryetarja aktuale e Republikës, e cila do te duhej me njoftu popullin nëse vendi kërcënohet nga një Luftë. Komandant Kryeministër nuk ka ne Kushtetute. Kryetarja nuk është, qe ta kujton Ibrahim Rugoven në kohë lufte”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Hetës, pa ndërhyrje:

Me Kushtetute pergjegjese per Politiken e Jashtme edhe Komandante e Forcave te Armatosura eshte Kryetarja aktuale e Republikes, e cila do te duhej me njoftu popullin nese vendi kercnohet nga nje Lufte. Komandant Kryeminister nuk ka ne Kushtetute. Kryetarja nuk eshte, qe ta kujton Ibrahim Rugoven ne kohe lufte.

Të ngjashme