Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka ironizuar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, për herë të tretë radhazi, për një konflikt të mundshëm me Serbinë.
Nushi ka përmendur një prej deputetëve më me zë të LVV-së, Dimal Bashën, duke thënë me tallje se ky i fundit, në rast të luftës, do të mbante nofkën “1-shi”.
“Ne UÇK, Rexhep Selimi e ka pase nofken “10shi”. Tash, Dimal Basha kish me bo “1shi”, ka shkruar Nushi.
Kurtit sot mori reagime të shumta nga opinioni publik, pasi që deklaratat e tij mund të shkaktojnë edhe panikë te qytetarët.
Duhet të kujtojmë se gjatë luftës, Rexhep Selimi kishte pasur nofkën 10-shi ndërkohë që një luftëtar tjetër me emrin Sokol Bashota e kishte pasur nofkën 11-shi.
Kryeministri Kurti që ishte pjesë e Zyres së UÇK-së nuk besohet të ketë pasur ndonjë nofkë.