Lajme
Martin Berishaj i servilohet mikut të tij, Albin Kurtit, e quan të shkëlqyeshme intervistën “me luftë” në mediat kroate
Demokracia
23:06 | 17 Shtator 2022

Share:

“Superambasadori” i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe kryeministri Albin Kurti, e mbrojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin, pavarësisht çka bëjnë a çka thonë.

Berishaj sot është shfaqur i ekzaltuar me një intervistë të Kurtit në mediumin kroat “Većenji list”, që ka mundësi ia ka aranzhuar vetë, shkruan Demokracia.com.

Edhe pse është doktor shkence dhe profesor universitar, ka mjaftuar që në një ‘troh’ shkrimi me gabime gjuhësore, t’i serviloset shumë Kurtit, në intervistën ku ai e tmerroi popullin me përsëritjen e paralajmërimit për luftë.

“‘Në Ballkan nuk mund te kenë luftë pa Serbi, por as paqë pa shqiptarë’. Intervistë e shkëlqyeshme e  Kryeministrit Albin Kurtit në Večernji list të Zagrebit.”, ka shkruar ambasadori Berishaj. /Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Dokumente| Ky është vërtetimi i Sllovenisë për Martin Berishaj, Kosova e verifikoi shumë sipërfaqësisht

Të ngjashme