Lajme
Vuçiqi tek promovimi i kadetëve të ushtrisë serbe: Nuk e japim asnjë pëllëmbë të Kosovës
Demokracia
11:47 | 17 Shtator 2022

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shfaqur sërish pretendime territoriale ndaj Kosovës.
“Nuk do t’ia japim askujt Kosovën dhe Metohinë dhe as një pëllëmbë të atdheut tonë”, deklaroi Vuçiq në promovimin e kadetëve të Forcave të Armatosura të Serbisë, raportojnë mediat serbe.

Deklarimet e Vuçiqit për pretendime territoriale mbi shtetin sovran të Kosovës vijnë edhe përkundër deklarimeve të emisarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, që të shmanget një diskurs i këtillë.

Escobar ka thënë se për SHBA-në, Kosova është çështje e kryer për kah pavarësimi dhe sovraniteti. /Lajmi.net/

Të ngjashme