Lajme
Mot i vranët në dy ditët e ardhshme në Kosovë
Demokracia
22:01 | 15 Shtator 2022

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka bërë të ditur të enjten se gjatë dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, sipas IHK-së.

“Të premten do të ketë më pak riga, derisa dita e shtunë parashihet të ketë më shumë reshje , duke e përfshirë tërë territorin e vendit. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 10 e 13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21 e 27 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme