Ka qenë një periudhë e ngarkuar për artisten shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Në fillimi të muajit shtator, ylli i muzikës u rikthyer në Shqipëri për të mbajtur një koncert spektakloar.
Krahas përformancës, Rita gjithashtu vizitoi Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe “Shtëpinë e Ngjyrave” ndërsa u nderua nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me titullin “Naim Frashëri”.
Foto: Rita Ora/Instagram
Ndërsa, pas koncertit në Tiranë, krijuesja e hitit “Ritual” performoi në festivalin “Rock In Rio”.
Të gjitha këto angazhime kanë bërë që së fundmi, Rita t’i kushtoj kohë vetes dhe ushtrimeve fizike.
Foto: Rita Ora/Instagram
Ajo ka ndarë disa postime me fansat në llogarinë e saj në Instagram teksa shihet në palestër.
Në veshje sportive me ngjyrë të zeza dhe pa makijazh, artistja me renome ndërkombëtare dukej mahnitëse dhe në formë të mirë fizike.
Foto: Rita Ora/Instagram
Ndryshe, kujtojmë që javë më parë 31-vjeçarja kurorëzoi dashurinë me martesë me regjisorin, Taika Waititi në një ceremoni private.
Ndërsa, sa i përket muzikës, këngëtarja ka nisur punën për albumin e ri në të cilin do të përfshihet edhe një bashkëpunim me artisten tjetër shqiptare me famë botërore, Ava Max.
Foto: Rita Ora/Instagram