Ballkani sonte e zhvillon edhe ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit G në Ligën e Konferencës.
Kampionët e Kosovës luajnë si mysafirë te Slavia Praha në Çeki me fillim nga ora 18:45.
Para ndeshjes janë publikuar edhe kuotat e kësaj përballje, shkruan Demokracia.com.
Sipas kuotave të “bet365.com”, suharekasit janë thuajse pa gjasa për të triumfuar në këtë ballafaqim.
Kuota për fitoren e Slavia Prahës llogaritet 1.10, barazimi 10.00 teksa kuota për triumfin e Ballkanit është 23.00.
Slavia Praha dhe Ballkani janë në Grupin G me CFR Clujin dhe Sivassportin.
Pas xhiros së parë, të gjitha skuadrat në këtë grup kanë nga një pikë./Demokracia.com/