Sport
Simonovski futet në histori të derbit të Anamoravës, bëhet futbollisti i parë që realizon “het-trik”
Demokracia
21:22 | 14 Shtator 2022

Share:

Drita ka arritur ta fitoj derbin e parë këtë edicion ndaj rivalit lokal SC Gjilanit 4-1.

Bardhekaltërtit kanë bërë një ndeshje fantastike, derisa kanë triumfuar në derbin numër 41-të në garat e kampionatit.

Fitorja e sotme ishte e 15-ta për Dritën në historinë e derbit të pasluftës në kampionat, teksa 14 ndeshje kanë përfunduar baras dhe 12 fitore i ka Gjilani.

Por dita e sotme do të mbetet në histori, pasi është shënuar het-triku i parë në derbin e Anamoravës, shkruan Gazeta Olle.

Sulmuesi maqedonas arriti të realizoj het-trik në sfidën e sotme duke shënuar në minutat 45, 45+7 dhe 69-të.

Kjo ishte hera e parë që një futbollist realizon tre gola në derbin e Anamoravës pas përfundimit të luftës.

Gjithsesi ka dhjetëra futbollistë që kanë realizuar dy golësh në derbi, por Simonovski do të mbetet në histori si futbollisti i parë që ka realizuar het-trik.

Të ngjashme