Sport
“Jo e lehtë, por do të kthehemi” – Gjilani reagon pas humbjes së thellë në derbi kundër Dritës
Demokracia
19:29 | 14 Shtator 2022

Share:

Gjilani ka reaguar për herë të parë pas humbjes së thellë në derbin e Anamoravës kundër Dritës.

“Kuqebardhët” pësuan 4:1 nga Drita në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, shkruan Demokracia.com.

SC Gjilani nëpërmjet faqes zyrtare ka bërë një postim motivues, përkundër humbjes së thellë.

“Jo e lehtë, por do të kthehemi” – ka shkruar SC Gjilani në faqen zyrtare në Facebook.

Më meritori në këtë fitore të Dritës ishte sulmuesi maqedonas, Marko Simonovski që shënoi “het-trik”. Blend Baftiu hapi serinë e golave në minutën e 37-të me një gol të bukur nga afërsia.

Marko Simonovski dyfishoi shifrat në minutën e 44-të, kurse në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë Simonovski realizoi edhe një herë tjetër. “Het-trikun” maqedonasi e kompletoi në minutën e 68-të të përballjes.

Golin e vetëm për Gjilanin e realizoi Baton Zabergja 11 minuta para fundit të kohës së rregullt./Demokracia.com/

Të ngjashme