ShowBiz
Eurovision lejohet të mbajë eventin me audiencë
Demokracia
16:01 | 01 Prill 2021

Share:

Konkursit të këngës Eurovision i është dhënë leja për të lënë 3 mijë e 500 fansa të shikojnë eventin personalisht.

Eurovisioni do të mbahet në Ahoy Arena të Roterdamit në maj, pasi u anulua vitin e kaluar.

Sipas planit, vendi do të jetë gjysmë i mbushur dhe tifozët duhet të kenë një test negativ të Covid-it për të hyrë brenda, shkruan Demokracia.com.

Organizatorët e Eurovision e mirëpritën vendimin dhe thanë se ata do të shqyrtonin mundësitë e disponueshme.

Ata thanë se do të “tregojnë më shumë detaje në javët e ardhshme se si mund të pranojnë në mënyrë të sigurt audiencat në vendin Ahoy në Roterdam nëse situata e lejon”.

Ata shtuan se shëndeti dhe siguria e të pranishmëve mbetet përparësia kryesore dhe se të gjithë artistët dhe delegacionet e tyre do të ndjekin një protokoll të rreptë. /Demokracia.com/

Të ngjashme