Gati një e treta e njerëzve të kanë qenë të shtruar në spital për shkak të Covid-19 kanë pasur nevojë të hospitalizohen dhe të marrin trajtim shtesë brenda katër muajve pasi kanë dale nga spitali; ndërsa një në tetë pacientë ka vdekur gjatë kësaj periudhe katër mujore, kanë gjetur mjekët.
Impakti afat-gjatë i Covid-19 ka bërë që mjekët të bëjnë thirrje për monitorim dhe kontrollim të atyre që kanë qenë të infektuar me Covid-19 që të zbulohen sa më herët dëmtimet në organe dhe komplikimet tjera të shkaktuara nga virusi, përcjell Demokracia.com.
Covid-19 në përgjithësi dihet se shkakton probleme serioze në sistemin e frymëmarrjes por si duket virusi prek dhe dëmton edhe organe tjera si zemra, mëlçia dhe veshkat.
Hulumtuesit në University College London, Zyra kombëtare e statistikave e Britanisë së Madhe dhe Universiteti i Leicester, kanë krahasuar të dhënat e gati 48.000 njerëzve që janë trajtuar në spital për Covid-19 dhe janë liruar nga spitali deri më 31 gusht 2020.
Janë përcjell rastet e ri-hospitalizimit, të vdekjeve si dhe të diagnostikimit me sëmundje respiratore, të zemrës, mëlçisë, veshkave si dhe sëmundjeve metabolike siç është diabeti.
Pas mesatarisht 140 ditëve, gati një e treta e pacientëve me Covid-19 janë ri-pranuar dhe rreth një nga tetë ka vdekur./Demokracia.com/