Lajme
Vuçiq: Kam qenë për demarkacion me Kosovën, por kanë ndryshuar rrethanat
Demokracia
12:39 | 14 Shtator 2022

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se dikur e ka parë demarkimin kufijtar me Kosovën si zgjidhje, mirëpo që sipas tij, kanë ndryshuar rrethanat.

Ai është deklaruar kështu në parlamentin serb, ku po diskutohet për të dytën ditë raporti për Kosovën, raportojnë mediet serbe, përcjell lajmi.net.

“Situata politike ka ndryshuar në 28 vitet e fundit, jo vetëm me vullnetin tonë, por edhe me vullnetin e fuqive të mëdha”, ka deklaruar Vuçiq.

“Nuk po fsheh asgjë, mendova se demarkacioni ishte zgjidhja, e kuptova që ishte e pamundur, sepse të gjithë mu hodhët mbi kokë”, deklaroi më tej udhëheqësi serb.

Të ngjashme