Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës ka avancuar me shërbimin e termineve online me vulë apostile dhe legalizuese.
Ky shërbim do të fillojë së aplikuari nga data 19 shtator 2022.
Për të marrë këtë shërbim, qytetarët duhet të hyjnë në faqe përmes linkut në vijim https://www.rks-gov.net/Public/396?fbclid=IwAR3jebvfpTjgA_3dJxtTDvJMlXu3knKAyQMVbnlaBXO76C_zcj79EZMI6AA ose duke skanuar QR kodin e mëposhtëm përmes telefonit.
Pasi të hapet faqja, ju lutemi vendosni emrin, mbiemrin, email-in dhe numrin tuaj personal, si dhe klikoni datën dhe orën e caktuar.
Konfirmimin e terminit e pranoni në formë “pdf” dhe në email.