Lajme
Inteligjenca amerikane: Rusia influencoi edhe zgjedhjet në Shqipëri
Demokracia
23:49 | 13 Shtator 2022

Share:

Inteligjenca amerikane ka zbuluar se Rusia prej vitit 2014 i ka shpenzuar 300 milionë euro për të ndërhyrë në mënyrë të fshehur në zgjedhjet jashtë Rusisë. Përmenden 24 shtete, përfshirë edhe Shqipëria.

Kështu ka njoftuar Departamenti i Shtetit, teksa është mbështetur në raportin e inteligjencës amerikane, duke nënvizuar influencën ruse edhe në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi. transmeton Gazeta Express.

Pretendohet se Rusia do ta vazhdojë stilin e njëjtë për ta shtuar hegjemoninë e saj, nëpër për botë e veçanërisht në Bashkimin Evropian.

“Putin po shpenzonte shuma të mëdha në një përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda”, ka thënë zyrtari i inteligjencës, raporton The Guardian.

Pos Shqipërisë, thuhet se ka pasur ndërhyrje edhe në Maqedoninë e Veriut, Bosnje dhe Hercegovnë si dhe

Ndikimi i fshehtë i Rusisë përfshinte përdorimin e organizatave të frontit për të derdhur para në kauza ose politikanë të preferuar, pretendon kabllogrami. Kjo përfshin qendrat e mendimit në Evropë dhe ndërmarrjet shtetërore në Amerikën Qendrore, Azi, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Të ngjashme