Sport
Fidan Aliti reagon pas humbjes nga Spanja
Demokracia
14:00 | 01 Prill 2021

Share:

Mbrojtësi i Kosovës dhe skuadrës zvicerane Zurich, Fidan Aliti ka reaguar pas humbjes së Kosovës mbrëmë ndaj Spanjës, shkruan Demokracia.com.

Kombëtarja jonë u mposhtë me rezultat 3:1 nga Spanjës në stadiumin ‘La Cartuja’ të Sevillas në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

“Nuk ishte rezultati që kemi dashur, por ne vazhdojmë të luftojmë. Jam gjithmonë i gatshëm të jap maksimumin për Kosovë”, ka shkruar Aliti në rrjetet sociale.

Kujtojmë që golin e vetëm për ekipin e Bernard Challandesin mbrëmë e shënoi Besar Halimi pas një goditje spektakolare nga 40 metra. /Demokracia.com.

Të ngjashme