Lajme
VIDEO| Besnik Bislimi s’ka ide për “armaturën”
Demokracia
21:01 | 13 Shtator 2022

Share:

Kosova dhe Bashkimi Evropian nënshkruan të martën  marrëveshjen e parë financiare vjetore në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Para-Aderimit III (IPA III) me vlerë 63.96 milionë euro.

Në emër të BE-së firmën e shefi i zyrës së Brukselit, Thomas Szunyog deri në emër të qeverisë  kosovare nënshkroi  zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.

Që të dy marrëveshjen e konsideruan si fort të rëndësishme për Kosovën, njofton Klan Kosova.

E Szunyog, foli edhe për rëndësinë e madhe që e ka për rrugën euro-integruese arritja e ujdisë Kosovë-Serbi.

“Është shumë e qartë se procesi i integrimit evropian është i lidhur me dialogun dhe e vetmja mënyrë se si Kosova mund të arrijë në BE është duke negociuar, pajtuar, e ratifikuar marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve”, tha Szunyog.

Për këtë normalizim presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se evropianët këshilltarët franko-gjerman i paraqiten atij  atë që quhet “armatura e re “ në bisedime.

I dyti i qeverisë që është kryenegociator nga pala kosovare, mohon të jetë në dijeni për këtë.

“Unë jam zëvendëskryeministër i Kosovës dhe nuk marrë vesh shumë nga armatura dhe nuk kam qenë prezent në takimin e përfaqësuesve të Gjermanisë dhe Francës me Vuçiqin, mendoj se pyetja është drejtuar në adresë të gabuar”, ka thënë Bislimi.

Të ngjashme