Një dizajner i të brendshmeve dhe një model kanë punuar së bashku për të krijuar atë që ata pretendojnë se është “standardi i parë global i madhësisë” për gratë transgjinore.
Prodhuesit e rrobave punojnë nga një grup matjeje universale kur krijojnë veshje burra dhe gra në High Street, transmeton Demokracia.com
Modeluesja Bok Goodall u përpoq të krijonte madhësi të standardizuara për gratë trans kur e kuptoi që nuk ekzistonte asnjë.
Modelja transgjinore Ëinn Austin tha se ajo besonte se zhvillimi kishte potencialin për të “ndryshuar jetën e dikujt”.
“Si gra trans, të gjithë ne kemi forma të ndryshme fiziologjikisht dhe është e vështirë të futesh në një departament të veshjeve të brendshme dhe të bësh pyetjet, sepse shumicën e kohës njerëzit që po ju shërbejnë nuk i kanë përgjigjet,” tha ajo.
“Nuk është një operacion i trurit ose një kurë për kancerin, por unë mendoj se mund të shpëtojë jetën e dikujt”./Demokracia.com