Lajme
Dy persona tentojnë të dhunojnë një femër në Prishtinë
Demokracia
09:06 | 13 Shtator 2022
Ilustrim

Share:

Një rast i tentim-dhunimit është raportuar në Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e së shtunës, një femër në Prishtinë është tentuar të dhunohet nga dy persona të panjohur, shkruan Demokracia.com.

Sipas njoftimit, viktima ka arritur që t’iu ik të dyshuarve, përderisa këta të fundit janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

TENTIM DHUNIMI

Prishtinë 11.09.2022-21:40 Ankuesja femër kosovare ka raportuar rastin e lartcekur ndaj dy të dyshuar meshkuj të panjohur për të. E njëjta ka arritur të largohet nga  të dyshuarit të cilët më pas me veturë  janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore.

Të ngjashme