Lajme
Vizita e presidentes hungareze në Kosovë, Policia paralajmëron ndërprerje të përkohshme të qarkullimit
Demokracia
21:03 | 12 Shtator 2022

Share:

Policia e Kosovës njofton se nesër dhe pasnesër do të ketë ndërprerje të trafikut në disa segmente të rrugëve në intervale të shkurtra kohore për shkak të vizitës së presidentes së Hungarisë, Katalin Novak.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme