Sport
Futbollisti i njohur i zhgënjyer nga mosaktivizimi, paralajmëron largimin nga kombëtaja
Demokracia
10:30 | 01 Prill 2021

Share:

Kosova mbrëmjen e kaluar zhvilloi duelin e dytë të grupit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku u mposht me rezultat 3:1 në udhëtim nga Spanja.

Një rezultat i tillë është jashtëzakonisht dëshprues dhe vjen pas humbjes së thellë, 0-3 që Kosova e pësoi në shtëpi ndaj Suedisë, shkruan Insporti.

E mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada si duket ka vendosur që t’i jap fund aventurës me “Dardanët”.

26 vjeçari nuk u paraqit asnjë minutë në të tri ndeshjet, teksa përmes një storie të publikuar në rrjetin social Instagram, në mënyrë kriptike shënoi “Done”, u kry.

Kjo ishte humbja e dytë për Kosovën në dy ndeshjet e para të grupit B, në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Të ngjashme