Sport
Delegohen gjyqtarët për javën e 7-të, një gjilanas drejton derbin Drita – Gjilani
Demokracia
18:09 | 12 Shtator 2022

Share:

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në fundjavë me ndeshjet e xhiros së shtatë kampionale.

Përballja kryesore e kësaj xhiroje do të zhvillohet në Anamoravë me Dritën dhe Gjilanin që përballen në derbin më të madh në Kosovë, raporton Demokracia.com.

Derbin mes dy rivalëve të përbetuar do ta drejtojë gjyqtari Mervan Bejtullahu që vjen nga po ai qytet.

Bejtullahu do të ndihmohet edhe nga dy asistentët Fatlum Jashari dhe Hekuran Osmani, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Gramos Shala.

Eridon Podvorica do të jetë “bilbil” kryesor në takimin mes Prishtinës dhe Malishevës. Asistentë të tij do të jenë Alban Ejupi e Gzim Mehmeti.

Kujtojmë se ndeshja e po kësaj xhiroje mes Llapit dhe Ballkanit është shtyrë, për shkak të obligimeve në garat evropiane të kampionëve të Kosovës.

DELEGIMET E PLOTA:

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025